Mbi 10 milionë persona në botë tashmë janë infektuar me COVID-19. Sipas të dhënave të pasqyruara në “Worldometer”, të infektuar me koronavirusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë 10 milionë e 87 mijë e 553 persona.
Prej këtyre, 501 mijë e 428 persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me koronavirusin, ndërsa rreth 5,5 milionë të tjerë janë shëruar tërësisht.
SHBA-të vijojnë të kryesojnë listën si vendi më i prekur në botë nga pandemia me 2 milionë e 596 mijë e 770 të infektuar dhe 128 mijë e 152 viktima. Në vendin e dytë radhitet Brazili me 1,3 milion të infektuar dhe 57 mijë e 103 viktima.
Ndërsa në vendin e tretë radhitet Rusia me 627 mijë e 646 të infektuar dhe 8 mijë e 969 viktima. Kritike situata paraqitet edhe në Indi ku deri më tani numërohen 529 mijë e 577 të infektuar me koronavirus dhe 16 mijë e 103 viktima./Gazeta Sinjali/