image Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Teksas të SHBA-së

Botë

Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Teksas të SHBA-së

news image

Regjistrohen më shumë se 10 mijë raste të reja me koronavirus në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton Reuters, ky shtet ka raportuar bilancin më të madh ditor sesa çdo vend evropian.

Në Teksas numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 210 mijë e 585, derisa i atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, është 2 mijë e 715.

Rritje të madhe të infektuarve në SHBA, janë vërejtur më së shumti në Teksas, Kaliforni, Florida dhe Arizonë. /Gazeta Sinjali/