Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19, e deri më sot, janë konfirmuar 74 mijë e 748 raste pozitive me këtë virus, nga 341 mijë e 443 persona sa janë testuar deri tani.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 1 mijë e 674 prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, kanë ndërruar jetë.
Ndërkaq, janë shëruar 62 mijë e 983 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, numri i rasteve aktive ka mbetur 10 mijë e 91./Gazeta Sinjali/