image Mbi 1 mijë vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 1 mijë vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

1 mijë e 149 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës. Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 2 mijë e 102 testimet e kryera, 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq vetëm 1 person është shëruar nga ky virus. Kurse raste aktive janë 161./Gazeta Sinjali/