Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar statistikat për numrin e personave të privuar nga liria dhe të atyre që gjenden në paraburgim, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në këto të dhëna, aktualisht në burgjet e Kosovës vuajnë dënimin 1 mijë e 38 persona, derisa presin vendim gjykate 447 të tjerë të cilët ndodhen në paraburgim.
Të burgosurve gjatë 24 orëve të fundit u janë shtuar edhe 3 “cimerë”, derisa një tjetër është liruar.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë kaluar natën e mbrëmshme në ndonjërin nga burgjet e Kosovës është 1,487./Gazeta Sinjali/