Më shumë se 1,000 rusë janë larguar nga frika e rekrutimit dhe janë zhvendosur në Finlandë. Ndërkohë nga ana tjetër, Finlanda është në pritje të një vendimi të Bashkimit Europian në lidhje me fatin e rusëve që kanë ikur për të mos luftuar në Ukrainë.
Gjithsej 1,109 qytetarë rusë kanë kërkuar azil në Finlandë për të shmangur rekrutimin ushtarak në Rusi deri më tani, tha Shërbimi Finlandez i Emigracionit.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim vendime në lidhje me azilin,” tha Sanna Sutter, drejtoreshë e imigracionit.
Nuk ka asnjë indikacion se kur BE do të finalizojë vendimin në lidhje më këtë çështje.