image Mbi 1 mijë qortime të lëshuara nga Policia për targat në Veri

Siguri

Mbi 1 mijë qortime të lëshuara nga Policia për targat në Veri

news image

Policia  e Kosovës ka lëshuar 1012 vërejtje që nga hyrja në fuqi e planit të Qeverisë për veturat që hynë në Kosovë me targa të Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur sot në mbledhjen e qeverisë se nuk ka ndodhur asnjë incident dhe asnjë ankesë nuk është pranuar.

“1012 vërejte janë lëshuar , asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë e pranuar”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/