Dje në Kosovë janë shqiptuar 1117 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 939 pjesëmarrës në trafik.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 62 aksidente, ku 21 kanë përfunduar me të lënduar. /Gazeta Sinjali/