Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 qysh prej marsit të vitit të kaluar, shkruan Sinjali.
Mirëpo, aktualisht situata me koronavirus është qetësuar pasi është rritur edhe numri i qytetarëve që e kanë marrë vaksinën për tu mbrojtur nga ky virus.
1.602.881 doza janë administruar në Kosovë prej fillimit të procesit të vaksinimit, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 754.429 qytetarë.
Ndërkaq, vetëm me dozën e parë janë vaksinuar 848.452 persona.