image Mbi 1.3 milion persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë

Botë

Mbi 1.3 milion persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë

news image

Deri më sot në botë, 1.313.471 njerëz vdiqën nga koronavirusi, ndërsa 54 milionë e 1.750 të tjerë u infektuan, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, të paktën 34.599.700 njerëz konsiderohen të shëruar, raporton sot AFP.

Numri i të infektuarve zyrtarisht nuk pasqyron numrin real të të infektuarve, pasi shumë vende testojnë vetëm pacientë që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shtetet e Bashkuara, ku vdekja e parë u regjistrua në fillim të shkurtit, u prek më shumë nga virusi.

Në SHBA, 245.614 njerëz vdiqën, 10.905.598 u infektuan dhe 4.148.444 njerëz u shëruan.

Pas Shteteve të Bashkuara, vendet me numrin më të lartë të vdekjeve janë Brazili (165.658 vdekje dhe 5.848.959 të infektuar), India (129.635 vdekje dhe 8.814.579 të infektuar), Meksika (98.259 vdekje dhe 1.003.253 persona të infektuar) dhe Britania e Madhe (51.766 vdekje dhe 1.344.356 të infektuar).

Kina, pa territorin e Hong Kongut dhe Makaos, ku epidemia filloi në dhjetor 2019, zyrtarisht ka 86.338 të infektuar, 4.634 të vdekur dhe 81.319 njerëz u shëruan.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë 423.176 vdekje dhe 12.023.640 të infektuar.

Ndërsa, Evropa ka 334.968 vdekje dhe 14.432.068 të infektuar, SHBA dhe Kanada 256.487 vdekje dhe 11.195.957 të infektuar.

Kurse, Azia numëron 181.799 vdekje dhe 11.440.026 të infektuar, Lindja e Mesme 68.991 vdekje dhe 735 të infektuar.

Afrika ka regjistruar 47.109 persona të vdekur dhe 1.966.317 të infektuar dhe Oqeania 941 të vdekur dhe 30.008 të infektuar. /Gazeta Sinjali/