Pavarësisht se në institucionet shëndetësore pritet që të ketë gjithmonë pastërti, e sidomos në kohën e pandemisë, gjatë së cilës vazhdimisht po bëhet thirrje për një gjë të tillë, në Kosovë shpesh ngjan të ndodhë e kundërta, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga hyrja dhe oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë.
Në foto shihen kontejnerët në hyrje të kësaj qendre të cilët janë të stërmbushur me mbeturina.
Madje, në foto shihet se mbeturinat kanë zënë vend edhe në muret e këtij objekti./Gazeta Sinjali/