image Mbetet pa energji elektrike një pjesë e Prishtinës

Sociale

Mbetet pa energji elektrike një pjesë e Prishtinës

news image

Një pjesë e lagjes Parku i Qytetit dhe një numër i vogël i konsumatorëve të lagjes së Muhaxherëve janë aktualisht pa energji për shkak të një avarie të shfaqur në kabllon nëntokësore që i furnizon ata, ka njoftuar KEDS.

Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe janë duke përcjellë komplet linjën me pajisje dhe automjetin matës për detektimin e avarisë dhe sapo të lokalizohet do të fillojë rregullimi i saj.

“Ekipet tona në terren janë duke bërë çmos që t’i bëhet zgjidhje sa më parë avarisë e cila afektoi konsumatorët e lagjes Parku i Qytetit dhe lagjes Muhaxherëve. Aktualisht, ekipet janë në trafostacionin Parku i Qytetit, ku po vijojnë punimet për ta rikthyer sa më shpejt që është e mundur energjinë për atë pjesë të kryeqytetit”./GazetaSinjali/