image Mbesin pa ujë disa rrugë në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë për shkak të dëmtimit të një gypi

Kosovë

Mbesin pa ujë disa rrugë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë për shkak të dëmtimit të një gypi

news image

Disa rrugë të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se para pak çastesh është dëmtuar një gyp në rrugën “Mehmet Major Bushi”.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila tha se Dëmtimi është shkaktuar nga nënkontraktor të “NP Termokos”.

“Ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njejtë e lagjes “Bregu i Diellit”, konkretisht rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.

/Gazeta Sinjali/