image Mbesa e Hashim Thaçit nervozohet pasi u cilësua si e dështuar për deputete në zgjedhje

Kosovë

Reagim/ Mbesa e Hashim Thaçit nervozohet pasi u cilësua si e dështuar për deputete në zgjedhje

news image

Evgjeni Thaçi që është kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar ashpër lidhur me raportimet se ajo nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Mbesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk janë të vërteta se ajo ka dështuar të bëhet deputete. Përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se sipas informacioneve të saj ajo posedon më shumë vota se sa disa kandidatë të tjetër të cilët po shpallen si deputetë të ardhshëm.

“Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “dështojnë kandidatë” të partive të ndryshme. Pre e këtyre lajmeve të rrejshme #fakenews jam edhe unë”.

“Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare që do të publikohen së shpejti, e duke respektuar një proces ligjor, siç është numërimi i votave i cili akoma po vazhdon, unë nuk kam nxituar të shpallë vetën deputete të Kuvendit të Kosovës, edhe pse sipas të dhënave që posedoj, jam me e votuar se shumë të tjerë të cilët nga portalet portretizohen si fitues”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/.