Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 21, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, sapo ka mbërritur një aeroplan me udhëtarë.
Ndërsa në këtë aeroplan janë gjithej 180 pasagjerë që janë kthyer nga Gjermania, saktësisht nga Dusseldorf.
Udhëtim ky i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, derisa të njëjtit do të mirren me autobus të veçantë, për t’u dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku edhe do të qëndrojnë për 14 ditë.
Kujtojmë që dje nga Stambolli gjithashtu përmes Aeroportit të Prishtinës kanë ardhur edhe 39 qytetarë, të cilët tashmë qëndrojnë të karantinuar në konviktet e studentëve.