Mercedes ka prezantuar një gjeneratë të re të modelit të saj më të shitur dhe më domethënës.
Në pothuajse katër dekada të C-Class, prodhuesi gjerman ka shitur 10.5 milionë nga këto automjete, kështu që nuk ka dyshim se është produkti më i rëndësishëm i kompanisë nga Stuttgart.
Përkundër paraqitjes së mëvonshme të modeleve më të vogla, A dhe B-Class, sedan Mercedes, së bashku me versionin station wagon, mbetet ende kolona kryesore e kompanisë.
Brezi i ri sjell ndryshime të rëndësishme kryesisht në pjesën e brendshme të automjetit, por edhe në aspektin teknologjik dhe mekanik, duke përfshirë braktisjen e motorëve të mëdhenj me cilindra 6 dhe 8 që mundësonin versionet më të fuqishme të C-Class, transmeton Telegrafi.
Për herë të parë, ky model do të mbështetet ekskluzivisht në motorët e elektrizuar me katër cilindra.
Mercedes gjithashtu prezantoi një sedan dhe një kamionçinë. Dizajni i jashtëm nuk ka ndonjë surprizë të madhe.
Është një evolucion krahasuar me gjeneratën e mëparshme dhe tashmë mund të shohim elementë të ngjashëm stilistikë në E-Class të ridizanjuar, veçanërisht në pjesën e përparme të automjetit, ndërsa pjesa e pasme i ngjan S-Class të ri. /Gazeta Sinjali/