image Mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech në Kosovë

Shëndetësi

Mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar mes kësaj ministrie dhe kompanisë në fjalë, raporton Gazeta Sinjali.

Me ardhjen e këtyre dozave, nga kjo ministri bëjnë të ditur se vaksinimi masiv, i filluar më 15 qershor, do të shtrihet edhe te kategoritë e tjera të popullsisë, deri në arritjen e objektivit, që është imunizimi i 60 për qind të qytetarëve brenda këtij viti.

“Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësorë, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë./Gazeta Sinjali/