Kur kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i seancës plenare të Kuvendit për votimin e qeverisë, në organin më të lartë legjislativ tashmë kanë mbërritur deputetët e parë.
Nënkryetari i LVV-së dhe i propozuari për ministër të Financave, Besnik Bislimi është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës. Në Kuvend po ashtu kanë mbërritur edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe ajo e komunitetit boshnjak, Duda Balje, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka mbërritur para kohe në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë plenare do të votohet përbërja e qeverisë së re, e cila do të përmbajë 15 ministri, 6 LVV, 6 LDK dhe 3 pakicat. /Gazeta Sinjali/