Kombëtarja e Suedisë po e zhvillon ndeshjen e të tetës së finales së Evropianit ndaj Ukrainës, shkruan Sinjali Sport.
Skandinavët kanë udhëtuar në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” për përballjen ndaj Ukrainës.
Ky ballafaqim në kohën e rregullt u mbyll baras 1-1 dhe fituesi duhet të përcaktohet në vazhdime, nëse nuk ka fitues edhe atëherë, do ketë penalti.
Suedia barazoi në minutën e 43-të me anë të Emil Forsberg, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.
Futbollisti i Manchester Cityt Oleksandr Zinchenko me një goditje të fuqishme kaloi Ukrainasit në epërsi në minuntën e 27-të.
Në ora 21:00 ka nisur ky takim dhe fituesi do përballet me Anglinë në çerekfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/