Reperi i njohur kanadez, Drake e ka humbur bastin prej 1 milionë dollarëve të vendosur në ndeshjen finale mes Argjentinës dhe Francës.
Drake ishte në garë për të fituar 2 milionë e 750 mijë dollarë, mirëpo basti i tij nuk doli sipas parashikimit.
Koha e rregullt e ndeshjes finale mes Argjentinës e Francës është mbyllur me barazim, 2:2.
Drake kishte vendosur bast që pjesën e parë të ndeshjes ta fitonte Argjentina, ashtu edhe doli, mirëpo në pjesën e dytë Franca duhej të përmbyste rezultatin.
Argjentina kishte epërsinë prej dy golave deri në minutën e 80-të, kur Kylian Mbappe shënoi dy gola brenda dy minutave.