Kylian Mbappe ngadalë duket se po i merr “frenat” për të dominuar futbollin e së ardhmes.
Ronaldo dhe Messi për afro dy dekada ishin protagonistët kryesorë të futbollit me të bëmat e tyre, duke çuar rivalitetin në një tjetër nivel.
Epoka e tyre tani po shkon drejt fundit, dhe ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është gati për të nisur dominimin në futboll.
Hegjemonisë së Cristianos dhe Messit po i vie fundi edhe në video-lojërat e FIFA-s.
Kylian Mbappe këtë vit ka marrë vlerësimin më të lartë nga FIFA 23. Sulmuesi francez do të ketë një vlerësim 92 të lartë nga “FutZoneFIFA” dhe asnjë lojtar tjetër nuk do ta ketë këtë mesatare. Ndërsa nuk dihet se çfarë vlerësimi do t’u jepet Ronaldos dhe Messit, që për herë të parë në 15 vite asnjëri nga të dy nuk do të ketë vlerësimin më të lartë.
Në edicionin e vitit të kaluar të lojës, Messi mori vlerësimin më të lartë, 93. Pas tij ishte Robert Lewandowski me 92, i ndjekur nga Ronaldo dhe Mbappe me 91.
Megjithatë, sezoni i francezit, në të cilin ai shënoi 39 gola dhe dha 26 asiste, e ka parë atë të bëhet më i miri në video-lojën popullore.