image Mban armë pa leje në lokalin e tij në Prishtinë, arrestohet nga policia

Siguri

Mban armë pa leje në lokalin e tij në Prishtinë, arrestohet nga policia

news image

Një person është arrestuar dje në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, ai dyshohet për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, raporton Gazeta Sinjali.

Burim të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në lokalin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me këtë rast, burime të Sinjalit kanë thënë se është kontaktuar edhe prokurori i shtetit dhe se i dyshuari është intervistuar.

/Gazeta Sinjali/