image Iu gjet kallashnikov në shtëpinë e tij, arrestohet një person në Klinë

Siguri

Iu gjet kallashnikov në shtëpinë e tij, arrestohet një person në Klinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Jashanicë të Klinës pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, dy karikatorë të armës AK-47 dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, njofton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje në ora 08:30, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Jashanice, Kline, 26.11.2020-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, dy karikatorë të armës AK 47 dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/