Në Gjonaj të Hasit, më 5 maj ka filluar edicioni i 33-të i Festivalit tradicional folklorik ” Hasi jehon”.
Gjatë tri netëve sa u planifikua të mbahet ky festival, janë prezantuar 16 grupe artistike nga hapësirat mbarë shqiptare.
Ndërkaq sot është nata finale e këtij festivali ku veçse kanë filluar përformancat e grupeve artistike.
Në këtë natë finale, pjesëmarrës do të jenë SHKA ” Bajram Curri ” nga Krusha e Madhe, SHKA “Bresana” nga Bresana, rapsodi Jeton Fetahu, Ansmabli ” Besa ” nga Kavaja, SHKA ” Shqiponja” nga Shkupi, AFA “Rugova” nga Peja dhe SHKA “Malësori ” nga Gjonaj.
Festivali nisi me ekspozimin e prodhimeve të bukës
Ky festival u mbajt pas një ndërprerje si shkak i virusit korona.
Organizatori i këtij festivali, Haziz Hoda pati konfirmuar se interesimi i grupeve artistike është i madh.
Sipas tij nga ky edicion, është vendosur një rregullore e re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t’ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivali është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.
Interesim të madh, pati edhe nga qytetarët ku Sinjali ju sjellë pamje: