Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës do të mbajë mbledhje sot.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit, në sallën C203.
Kjo është mbledhja e parë e këtij komisioni që nga formimi i tij./Gazeta Sinjali/