image Mavraj ironizon me Edi Ramën: Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojnë edhe ata

Futboll

Sport/ Mavraj ironizon me Edi Ramën: Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojnë edhe ata

news image

Të mërkurën në mbrëmje kryeministri Edi Rama në një lidhje në Open në Top Channel shpjegoi se pse qeveria ka marrë masa kaq të rrepta. Rama tha se masat e rrepta ishin të domosdoshme në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe që Shqipëria të mos kalojë situatën e Italisë.

Teksa shpjegoi masat parandaluese, Rama bëri edhe një krahasim me kombëtaren e futbollit. “Nuk duhet të bëjmë si kombëtarja që luan pjesën e parë shumë mirë, edhe në pjesën e dytë luan mirë, por në minutat e fundit, kombëtarja kthehet në mbrojtje dhe pëson gola. Masat e ashpra merren tani që të mos kalojmë edhe në një situatë si Italia”- tha Rama.

Këtë krahasim e ironizoi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Mavraj me anë të një statusi në Instagram tregon që është në mbështetje të qeverisë në këtë fushatë pasi jeta e qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo gjë. “Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhme të na japin një dore mos të pësojm gol. Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojne edhe ata”- vijon statusi i Mavraj.

/Gazeta Sinjali/