Ish-kapiteni i Interit, tashmë futbollist i PSG, Mauro Icardi mund të rikthehet përsëri në Serie A, vitin e ardhshëm, shkruan Sinjali Sportiv.
Sipas Enzo Buchionit, ekspert i njohur i merkatos në Seria A, Icardi mundet të jetë zëvendësues i Ronaldos tek Juventusi, pasi që portugezi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Zonja e vjetër” vitin e ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse një rikthim i Icardit do të ndodhë, por një gjë është e sigurtë, Icardi e ka humbur respektin nga fansat e Interit, për shkak të deklaratave të tij dhe gruas së tij Wandas në drejtim të klubit zikaltër.