image "Mati 1" pa ujë që 13 orë, jep detaje Ujësjellësi

Kosovë

“Mati 1” pa ujë që 13 orë, jep detaje Ujësjellësi

news image

Në lagjen “Mati 1” në Prishtinë nuk ka ujë prej dje nga ora 15:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KRU “Prishtina”, ku zëdhënësja, Arjeta Mjeku ka thënë se për shkak të vërshimeve janë duke punuar me kapacitet reduktuese në zonën e shërbimit.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë që nuk ka pasur paralajmërim për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë lagje, gjë për të cilën Mjeku i ka thënë Sinjalit se nuk ka qenë e planifikuar.

Në kohë kur ka vërshime dhe kur funksionojmë me kapacietet reduktuese, nuk ka orar specifikues, sepse varësisht nga situata me turbullirë të ujit, ashtu edhe operojmë”, ka thënë Mjeku.

Gjithashtu ajo ka thënë se janë duke e monitoruar cilësinë e ujit në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të gjitha ekpiet operative mirëmbajtëse janë në terren.

Mjeku gjithashtu njoftoi edhe për gjendjen e nivelit të liqenit në Badovc e Batllavë.

Është rritur niveli i ujit në Batllavë e Badovc për 3 metra e 30 cm”, tha ajo.

/GazetaSinjali/