image Matadori i pamëshirshëm e godet vazhdimisht demin me thikë në kokë

Botë

Shqetësuese/ Matadori i pamëshirshëm e godet vazhdimisht demin me thikë në kokë

news image

Një matador ka tmerruar të gjithë, derisa u filmua duke e goditur pamëshirshëm me thikë pa ndërprerë një dem në kokë, ndërsa ai përpëlitej i shtrirë në tokë.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, PETA ka publikuar videon e tmerrshme të sulmit.

Matadori e mban kafshën për njërin bri dhe e godet në kokë me një thikë vazhdimisht.

Videoja shqetësuese vjen pasi organizata nisi një peticion që kërkonte ndalimin e sportit, i cili ende konsiderohet një traditë ‘argëtuese’ në disa pjesë të Spanjës.

Një deklaratë në faqen e internetit të organizatës përshkruan se si mijëra dema përjetojnë vdekje ‘të ngadalta dhe të dhimbshme’, pasi kafshët e torturuara të goditen me pajisje të ndryshme.

Aktivistët diskutojnë gjithashtu për festivalin e famshëm vjetor në Pamplona, ku “demet e tmerruar janë të shokuar nga pajisjet elektrike”, ndërsa detyrohen të dalin në rrugë.