Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht, zgjidhja e parë janë tretmanet në sallonet e kozmetikës, por kjo kushton. Nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se përbërësit e nevojshëm i keni në kuzhinë.
Ju paraqesim disa maska natyrale për fytyrë, kundër njollave, transmeton Telegrafi.
Maska kundër akneve
Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe t’i hiqni qafe aknet, atëherë hudhra është zgjidhja juaj. Krejt çfarë ju nevojitet është thelbi i hudhrës, të cilin duhet ta vendosni në vendin ku keni akne. Këtë e bëni disa herë brenda ditës.
Lëngu i limonit
Është i domosdoshëm përdorimi i lëngut të freskët, por i shtrydhur, dhe më pas atë lëng ta vendosni në lëkurë. Pos se largon aknet, limoni ka edhe shumë ndikime pozitive. Pakëson infeksionet dhe dukshmërinë e njollave, por gjithsesi se përmirëson tenin.
Soda e bukës
Përzieni ujin dhe sodën e bukës, ndërsa përzierjen e vendosni në njolla. E lini përzierjen të ndikojë për një kohë të caktuar e më pas pastroni maskën me ujë të vakët. Pas kësaj maske, lëkura e fytyrës tuaj është e butë. Rezultati i këtij tretman varet nga lloji i lëkurës, por nëse e vëreni se nuk ka efekt, atëherë provoni diçka tjetër.
Jogurt dhe mjaltë
Së pari ngrohni një lugë me mjaltë, për ta përzier më pas me një lugë jogurt natyral, me yndyrë mesatare. Masën e gatshme e vendosni në akne dhe e lini të ndikojë për 10- 20minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.