image Plagë të rënda në fytyrë dhe krahë nga granata, sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjës ende po mjekohet

Politikë

Plagë të rënda në fytyrë dhe krahë nga granata, sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjës ende po mjekohet

news image

Përmirësohet gjendja e Erisa Qalliut, sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushes. E reja mbeti e plagosur nga shpërthimi i granatës që ish-shoferi i shefit të saj hodhi në zyrën e Bashkisë së Lushnjes.

Mësohet se 30-vjeçarja është ende nën kujdesin e mjekeve të spitalit të Traumës në kryeqytet, pasi ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në krahë. Ndërsa kreu i Bashkisë la spitalin ditën e djeshme pasi qëndroi aty vetëm pak orë. I vetmi dëmtim që kishte pësuar Tushja ishte një plagë në gjoks, e cila ishte shkaktuar nga një pjesë e granatës.

Ndërkohë që ende vijon kërkimi për Gëzim Saraçin, ish-shoferin e Tushes, i cili e kishte kryer gjestin edhe tre herë të tjera, ndërsa kryebashkiaku nuk e kishte kållézuar asnjëherë tek autoritetet. Dyshohet se ai fshihet në qarkun e Beratit, ndërkohë Policia ka vendosur një çmim për këdo që jep informacione për vendndodhjen e tij.

Tushe u plagos ditën e djeshme bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliun, pas një åténtati me grånåtë në zyrën e Bashkisë. Ish-shoferi, Gëzim Saraç, pas sherreve që ka pasur me Tushen u fut në zyrë dhe hodhi një granatë duke i plagosur të dy./Gazeta Sinjali/