Nëse keni lëkurë të yndyrshme, këtë problem mund ta zgjidhni me një maskë natyrale me gështenja.
Gështenja përmban niseshte, proteinë, vitaminë B1, C dhe K.
Bluani një gështenjë dhe pluhurin që do të fitoni përzieni me një lugë mjaltë deri në formimin e masës dhe vendoseni në fytyrë të pastruar, mbajeni për 15 minuta maskën, pastaj pastroni me ujë të vakët.
Lëkura do të jetë e butë, më e pastër dhe më e freskët, këtë maskë vendoseni një herë në javë. /Gazeta Sinjali/