Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Invacionit ka ndarë 1 mijë euro për gjimnazisten që fiton medaljen e bronztë në “Olimpiadën Matemaike Evropiane për Vajza – EGMO 2020”, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja në detyrë, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, në të cilin e ka publikuar edhe vendimin për këtë shpërblim.
“Sot në cilësinë e ministres në detyrë, kam marrë vendim që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të shpërblej nxënësen Era Syla, pjesëmarrëse në garën evropiane të matematikës “Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020” me rastin e shpalljes fituese me Medalje të Bronztë në këtë garë”, ka njoftuar ajo.
Bajrami thotë se ky vendim ka për qëllim të mbështes dhe inkurajojë nxënësit që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare nga fusha edukativo-arsimore./Gazeta Sinjali/