image MASHTI nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese, i kërkon prova për shkelje nga ministrja Nagavci

Arsim

MASHTI nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese, i kërkon prova për shkelje nga ministrja Nagavci

news image

Valon Dervishaj, këshilltar ligjor i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar prova nga Gjykata Kushtetuese se ministrja Nagavci e ka shkelur Kushtetutën kur e hodhi poshtë reformën e ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka angazhuar mësimdhënës shtesë për të organizuar mësim alternativ të përshpejtuar; Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar certifikata për nxënësit pas përfundimit të procesit të mësimor si dhe provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shprehimisht ka caktuar vendin se ku do të organizohet mësim alternativ i përshpejtuar”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike të datës 04.07.2019, sot në mëngjes kam parashtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për qasje në:

Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar mësim alternativ të përshpejtuar;

Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka angazhuar mësimdhënës shtesë për të organizuar mësim alternativ të përshpejtuar;

Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar certifikata për nxënësit pas përfundimit të procesit të mësimor;

Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shprehimisht ka caktuar vendin se ku do të organizohet mësim alternativ i përshpejtuar.

Këto janë katër elementet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilat konstatohet që MASHTI ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës. Në shkresat e lëndës të dorëzuar nga Gjykata nuk kemi asnjë provë që dëshmon se ne kemi realizuar një nga këto veprime. Kemi kuptuar nga Aktgjykimi se ankuesi ka dorëzuar prova shtesë. Prandaj, kërkesa ka qëllim t’i sigurojë ato prova.

Afati është 7 ditë për kthimin të një përgjigje në kërkesën e parashtruar.

/GazetaSinjali/