image MASHTI ka një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e hënë

Kosovë

Arsim/ MASHTI ka një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e hënë

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit se nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave ditën e hënë për shkak se është festë zyrtare me rastin e Pashkëve Katolike.

Në njoftimin e bërë nga MASHTI thuhet se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/