image MASHTI e shfuqizon udhëzimin administrativ për gjuhët e huaja

Kosovë

Arsim/ MASHTI e shfuqizon udhëzimin administrativ për gjuhët e huaja

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shfuqizuar udhëzimin administrativ i cili vendosi kusht njohjen e gjuhëve të huaja për regjistrimin e studentëve në master e doktoratë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja në detyrë e Arsmit, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky udhëzim u pamundësonte të rinjve vijimin e studimit në këto nivele.

“Ju njoftoj se Qeveria në detyrë me vendimin nr. 04/25 të datës 17.04.2020, ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2018 për Gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë”, ka shkruar Bajrami.

Shfuqizimi i këtij udhëzimi administrativ, sipas ministres në detyrë, erdhi pas vlerësimit të Zyrës Ligjore të Kryeministrit e cila konstatoi se ky udhëzim nuk ka bazë ligjore.

“Për UA Nr. 03/2018, MAShTI ka marrë ankesa të shumta, pyetje, kërkesa e shqetësime nga dekanë, studentë dhe nga disa OJQ. Prandaj MAShTI ka iniciuar rastin me kërkesë në Zyrën Ligjore të Kryeministrit që të shqyrtojë aspektin ligjor e procedural të këtij UA. Zyra Ligjore e Kryeministrit ka konstatuar që UA Nr. 03/2018 nuk ka bazë ligjore në Ligjin për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037, si dhe nuk ka kaluar fazat procedurale për aprovim të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/photos/a.252426294906159/1594091370739638/?type=3&theater