Në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth Coronavirusit.
MASHTI në njoftim ka bërë të ditur gjithashtu se nesër në të gjitha shkollat ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve rreth virusit vdekjeprurës.
“MASHTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites sot (25.02.2020) dhe ora e parë e ndërrimit të paradites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, MASHTI i ka udhëzuar DKA-së që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare./ Gazeta Sinjali/