Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga sot përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore.
Përmes një njoftimi në Facebook, Bajrami tha se të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke, Gjuhë Boshnjake, Matematikë, Fizikë e Kimi.
“Ҫdo ditë pune – nga e
hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata
për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.
Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të
ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna
deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe
Kimi për klasat 6-9.
Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për
lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërkaq për klasat 6-9
transmetimi i video-ligjeratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë
përfunduar përgatitja e materialeve mësimore”, njofton MASHTI.
Këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MASHTI-t në Youtube edhe në gjuhën turke dhe gjuhën boshnjake./Gazeta Sinjali/