Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se është duke u punuar intensivisht nga institucionet në Ligjin e Pagave, shkruan Gazeta Sinjali.
Pupovci në një konferencë për media duke iu përgjigjur paralajmërimeve të SBAShK-ut për bllokadën në arsim nëse nuk miratohet ky ligj, ka sqaruar se deri në fund të vitit ai do të jetë gati për aprovim.
“Sa i përket SBAShKU-t adresa është ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta. Ata kanë shprehur pakënaqësi për Ligjin e pagave që vlen për gjithë sektorin publik dhe është duke u punuar në këtë ligj dhe deri në fund të vitit mund të aprovohet. Ne e kemi në plan shtimin e 400 psikologëve dhe pedagogëve”.
Tutje, Pupovci ka thënë se procesi mësimor në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar në mënyrë normale.
“Ky proces monitorohet nga Task-forca komunale. Pra në ato shkolla ku do të bëhen votimi të hënën mësimi mbahet nga distanca sepse nevojitet kohë për dezinfektim. Dje kanë dalë rezultatet për bursat për fushën e shkencave të inxhinierisë dhe matematikës. 1 315 studentë kanë aplikuar ku mbi 800 i kanë përmbushur kushtet”, tha ai. “Planifikohet të jepen 500 bursa për studentë për komunitete. Me 8 nëntor ka përfunduar edhe afati për bursa për studentë e UP baçelor e master“. /GazetaSinjali/