Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka konfirmuar se çerdhja ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë nuk ka licencë për punë. Madje nuk ishte bërë as kërkesë për licencim.
MASHT ka paralajmëruar se me rastin do të merret Inspektorati i Arsimit.
Ndryshe, policia ka konfirmuar se ndaj edukatores Teuta Gashi është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Kjo pasi rasti u raportua në polici dhe nëna e djalit 16 muajsh publikoi pamjet ku edukatorja shihet duke i rënë shuplakë në fytyrë.
“Lagja Qagllavicë, Prishtinë 10.02.2020-22:41. Lidhur me rastin e datës së lartcekur, më datë 12.02.2020 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lexo detaje shtesë nga ky rast: