image MASHT-i ka një njoftim të rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit, në këtë televizion pritet të transmetohet mësimi

Kosovë

Arsim/ MASHT-i ka një njoftim të rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit, në këtë televizion pritet të transmetohet mësimi

news image

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me Radio Televizionin e Kosovës për të transmetuar mësimin online.

“Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim.  MAShTI është në kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetur mësimin online në kanalet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se, MAShTI është duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin nga distanca./Gazeta Sinjali