Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci njoftoi se ka nënshkruar sot propozim-vendimin, për pushim pranveror për të gjitha shkollat në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Pushimi pranveror do të realizohet nga 6-8 prill, përfshirë ditët e pushimit, teksa mësimi do të rifillojë me 12 prill.
Sipas Nagavcit kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.
”Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit, mësimi do të rifillojë. Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla”, tha Nagavci.
“Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla”, shtoi tutje ajo.
Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit,…
Posted by Arbërie Nagavci on Wednesday, 31 March 2021