image MASH kërkon që një ditë pas zgjedhjeve të jetë pushim në shkollat që janë qendra votimi

Arsim

MASH kërkon që një ditë pas zgjedhjeve të jetë pushim në shkollat që janë qendra votimi

news image

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hënën me 15 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve, mos të mbahet mësimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo kërkesë që të mos mbahet mësimi në shkollat ku kanë qenë vendvotime është për arsye që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës ndaj pandemisë COVID-19.

Po ashtu, MASH ka kërkuar që këto shkolla të ajrosen dhe të dezinfektohen mirë në mënyrë që të martën më 16 shkur të jenë të gatshme për realizimin e mësimit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet dhe DKA-të në bashkëpunim me shkollat duhet të vendosin për ditën e përshtatshme që mund të zëvendësohen orët e humbura”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/