image MASH dhe IKSHPK deri më 15 gusht kanë kohë të vendosin sesi do të vijojë viti i ri shkollor

Arsim

MASH dhe IKSHPK deri më 15 gusht kanë kohë të vendosin sesi do të vijojë viti i ri shkollor

news image

Sot pritet të hyjnë në fuqi masat e reja me qëllim të parandalimit të virusit COVID-19, të cilat janë duke u votuar në mbledhjen që po mbahet nga Qeveria e Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson se në mesin e masave të reja, Qeveria do të obligojë Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik që deri më 15 gusht të hartojnë një Udhëzues për mënyrën e organizimit të mësimit gjatë vitit shkollor-akademik 2020-2021.

“Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit që deri më 15 gusht të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik për vitin 2020-2021”, thuhet në propozim-vendim.

Kjo masë dhe masa të tjera që pritet të hyjnë në fuqi sot, janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga anëtarët e kabinetit qeveritar./Gazeta Sinjali/