image Masat ekstreme të qeverive evropiane për ta ngadalësuar koronavirusin dhe pasojat, çfarë mund të ndodhë?

Botë

Pandemi/ Masat ekstreme të qeverive evropiane për ta ngadalësuar koronavirusin dhe pasojat, çfarë mund të ndodhë?

news image

Masat e Evropës mund të ofrojnë një paraqitje të shkurtër të së ardhmes së Kanadasë. Megjithëse Kanadaja është ende në fazat e para të përgjigjes ndaj COVID-19, një vështrim në të gjithë botën mund të sigurojë një paraqitje të masave që mund të hyjnë në fuqi në këtë vend, ndërsa përparon epidemia.

Disa masa mjaft ekstreme janë planifikuar – dhe në disa raste janë implementuar tashmë – në vendet nga Irlanda në Japoni. Kur Kina mbylli provincën Hubei dhe futi miliona njerëz në karantinë, shumë vëzhgues perëndimorë besuan se po shikonin përgjigjen e një qeverie autoritare të fiksuar pas kontrollit të njerëzve.

Organizata Botërore e Shëndetit, në një raport të 28 shkurtit, përshkroi masat e Kinës si “ndoshta përpjekja më ambicioze, e shpejtë dhe agresive e mbajtjes së kontrollit të sëmundjes në histori”.

Por Italia tani ka treguar që një vend demokratik mund të marrë masa të ngjashme kur kërcënimi vlerësohet mjaft i rëndë. Megjithëse ndalimi i udhëtimit në Itali lejon më shumë përjashtime sesa ai i Kinës, ai gjithashtu shtrihet në të gjithë vendin. Dhe shoqërohet me një sërë masash të tjera të rrepta.

Sot, qeveria e Giuseppe Contes në Romë tha se të gjitha pagesat e kredive për shtëpinë e parë në Itali do të pezullohen. Qeveria ka sugjeruar një ngrirje prej 18 muajsh. Italianët gjithashtu do të marrin një stimul qeveritar që zvogëlon ose eliminon taksat mbi bizneset, për të shmangur lëvizjen e njerëzve – sidomos falimentimin e të vetëpunësuarve.

Kjo nga ana e saj, pothuajse me siguri do të kërkojë më shumë veprime të qeverisë për të mbrojtur bankat italiane, sepse ato varen nga ato pagesa kredie për të përmbushur detyrimet e tyre.

Dhe kjo ndihmë nga banka do të duhet të vijë nga një qeveri që ka ndaluar mbledhjen e taksave. E gjitha do të thotë një deficit shumë më i madh se sa pritej këtë vit, në një vend që tashmë ka probleme në balancimin e llogarive (ekonomia e Italisë është akoma më e vogël sesa ishte para krizës financiare të 2008).

Drejtësia vonohet

Jo vetëm që italianët janë pa tarifa dhe taksa deri më 31 mars, por ata që kishin procese gjyqësore të planifikuar para 22 marsit do t’i shohin çështjet e tyre të shtyra. Kjo vlen si për procedurat civile ashtu edhe për ato penale.
Është lloji i pezullimit që mund të pritet në vendet e tjera ndërsa qeveritë lëvizin për të parandaluar të gjitha aktivitetet që sjellin njerëzit në kontakt me të tjerë.

Qeveria britanike tashmë ka lënë të kuptohet se mund të urdhërojë policinë e saj të përqendrohet vetëm në krimet më të rënda gjatë fazës së dytë të planit të saj të përgjigjes ndaj virusit.

Ndërkohë, gjashtë të burgosur vdiqën ndërsa trazirat në burg përfshinë Italinë ditët e fundit, ndërsa dhjetëra të tjerë përdorën trazirat për t’u arratisur.

Grupi Antigone i të drejtave të të burgosurve tha se trazirat ishin pjesërisht për të protestuar ndaj masave kufizuese të vendosura ndaj të burgosurve për të parandaluar përhapjen e virusit, por kishin më shumë frikë se virusi mund të përhapet në burgje josanitare, të mbipopulluara.

Rebbibia

Familjarët e të burgosurve kanë protestuar jashtë disa burgjeve, ku kanë kërkuar lirimin e përkohshëm të anëtarëve të tyre të familjes. Policia e vendit, ndërkohë, është shtrirë në limitin e zbatimit të rregullave të karantinës, që i detyron njerëzit që të paraqesin prova nëse kanë arsye të vlefshme për të lëvizur.

Është një shenjë që tregon se deri ku mund të arrijë dhe të prishë funksionet jetike të vendit, në mënyra që shumë pak shtete e kanë përjetuar në këtë epokë moderne.

Dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatja për presidente, Elizabeth Warren dërgoi letra pranë Byrosë së Burgjeve dhe tre firmave të burgjeve private, duke kërkuar që të vihet në dijeni mbi masat për kontrollimin e këtij virusi.

Ndalimi i funeraleve

Irlanda nuk është askund afër me Italinë në kurbën e koronavirusit, pasi ka pasur 50 raste deri më tani. Por kryeministri irlandez pohoi se shteti duhet të përgatitet që ky virus të prekë gjysmën e popullsisë.

Irlande Dublin

Leo Varadkar njoftoi gjithashtu krijimin e menjëhershëm të një fondi urgjent prej 3 miliardë eurosh që do të përdoren për të përballuar këtë pandemi. (Shuma ekuivalente për popullsinë kanadeze do të ishte rreth 37 miliardë dollarë.) Varadkar paralajmëroi qytetarët se vendi mund të përballet me një numër vdekjesh deri 85,000, për një vend me një popullsi më pak se 5 milionë njerëz.

“Deri në 50 ose 60 përqind (e popullsisë) mund të preken nga virusi. Do të ketë një përqindje të konsiderueshme që do të kërkojë trajtim mjekësor. Vdekshmëria do të jetë nga 3-3.4 përqind”, tha ai.

Shoqata Irlandeze e Funeraleve ka udhëzuar anëtarët e saj të mos mbajnë asnjë lloj funerali për viktimat e COVID-19, por t’i vendosin ato menjëherë në mbulesa të përshtatshme dhe t’i lënë ato të mbyllura deri sa eshtrat të digjen ose të varrosen. Ndërkohë, anëtarët e familjes së viktimave iu kërkohet që të qëndrojnë larg shërbimeve të funeralit.

Paralajmërime të matura

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri jehonë fjalëve të Varadkar për rritjen eventuale të epidemisë, megjithëse ajo zgjodhi një forum më privat.
“60 deri në 70 përqind e njerëzve në Gjermani do të infektohen me koronavirus”, tha ajo gjatë një fjalimi të mbajtur përpara ligjvënësve në partinë e saj, që u publikua më pas edhe në gazetën Bild.

Gjermania nuk ka implemementuar ende ndonjë lloj mënyre bllokimi që është zbatuar në Itali, por Merkel e bëri të qartë që vendi pret të mbyllë ngjarjet sportive dhe kulturore – diçka që po ndodh në të gjithë Evropën. Dje, qeveritë në të gjithë botën kanë përsëritur të njëjtin mesazh.

“Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë,” tha Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Vassilis Kikilias, duke njoftuar mbylljen totale të të gjitha shkollave dhe ngjarjeve sportive publike në vend, si dhe një ndalim prej një muaji për konferencat.

Kryeministri Daniel Andrews i shtetit australian të Victorias ka kërkuar të mbyllen shkollat, në mënyrë të pashmangshme, pasi është e vetmja masë që mund të vlejë në këto momente. “Ne do të duhet t’u kërkojmë qytetarëve të bëjnë gjëra që nuk i kemi kërkuar kurrë të bëjnë më parë”, paralajmëroi Kryeministri Daniel Andrews.

Pagesat e emergjencës

Duke pasur parasysh se kësaj situate nuk mundesh t’i shmangesh dot, disa vende evropiane po shqyrtojnë ose kanë autorizuar tashmë pagesa urgjente për këdo që është i sëmurë ose i vetë-karantinuar. Italia ka udhëhequr rrugën me masa financiare, por Irlanda gjithashtu ka rritur shkallët e pagave të të sëmurëve me 50 përqind dhe ka bërë më të lehta rregullat e pranueshmërisë.

Agjencitë tatimore në disa vende kanë njoftuar se janë të gatshme të jenë fleksibël dhe të punojnë me biznese që nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e tyre tatimore në kohë, për shkak të kolapsit të të ardhurave.

Ekonomisti nga Harvardi, Jason Furman ka rekomanduar që qeveria amerikane të veprojë tani për të shmangur një recesion të nxitur nga virusi, thjesht duke dërguar një çek 1000 dollarë për çdo të rritur dhe 500 dollarë për çdo fëmijë.

Britani

Masa qeveritare për të mbrojtur punonjësit në kohë koronavirusi

Disa vende, të tilla si SHBA, gjithashtu kanë konsideruar pezullimin e rregullave të caktuara në lidhje me orët dhe sigurinë në vendin e punës. Qeveria britanike raportohet se po shqyrton rregullat e saj për numrin maksimal të orëve që një shofer kamioni mund të kalojë në timon. Arsyeja është të sigurohet që nëse një numër i madh i shoferëve sëmuren, ata që mbeten do të jenë në gjendje të mbajnë ushqimin dhe gjërat e tjera thelbësore për të lëvizur në rrugët e vendit.

Plani i emergjencave në Britani thotë se vendi duhet të përgatitet të ketë edhe një të pestën e të gjithë forcës së tij të punës jashtë veprimit në të njëjtën kohë.
Po ashtu, llogaritet se disa punonjës gjatë kësaj kohe nuk do jenë në gjendje të punojnë për shkak të koronavirusit, ndërsa të tjerëve do u kërkohet të punojnë më shumë.

Britania gjithashtu po bën rregulla për të mbrojtur punonjësit në shtëpitë e qytetarëve të moshuar, që të mos largohen nga puna për shkak të mungesave.
Deri më tani, Britania është vetëm në fazën e parë, që quhet “Faza e Përmbajtjes”, i një plani përgjigjeje katërfazor. Faza tjetër – “Faza e vonimit” – do të sjellë masa më drastike, ka paralajmëruar qeveria.

Ndër ato masa që thuhet se janë në shqyrtim nga qeveria Boris Johnson janë ndalimet për evente publike dhe kujdesi për të lëvizur në zona ku ka mundësi më të lartë infektimi.