Prishtina bën pjesë në mesin e dhjetë komunave të cilat ndodhen në zonën e kuqe (me rrezik të lartë nga përhapja e COVID-19), e në të cilat nga sonte në 19:00 deri në orën 05:00 do të ketë orë policore, njofton Gazeta Sinjali.
Sheshet e kryeqytetit duken të zbrazura mbrëmjen e kësaj të premteje, një orë pas fillimit të orës policore, e njëjtë edhe rrugët e qytetit.
Kufizim të lëvizjes do të ketë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Orar i njëjtë do të jetë edhe për kufizimin e hyrje-daljeve brenda territorit të Prishtinës. /Gazeta Sinjali/