image Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë: Nga nesër 24 orë lëvizje e lirë

Shëndetësi

Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë: Nga nesër 24 orë lëvizje e lirë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi mbrëmë për masat e reja që ministria që ai udhëheq mori për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë.

Zemaj bëri të ditur se që nga e hënë, do të shfuqizohet vendimi për lëvizjen e kufizuar nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Ky vendim Zemaj tha se u mor bazuar në situatën epidemiologjike.

“Bazuar në situatën epidemiologjike MSH dhe Qeveria e Kosovës do të mundësoj liri të plotë të qarkullim të mallrave në veçanti me shtetin e Shqipërisë”, është shprehur Zemaj.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë njoftoi se ka marrë vendim që personat të cilët futen në Kosovë të mos i nënshtrohen testit për koronavirus e as vetizolimit 7-ditor, por vetëm kontrolleve mjekësore.

“Nga e hëna, qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit për shtatë ditë, ndërsa në vend të testimit të obliguar për COVID-19, për ata që hyjnë do të jenë kontrollat nga ekipet mjekësore në pikat kufitare”, tha Zemaj.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19″.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ndërkaq theksoi se IKSHPK po vazhdon me testime në popullatë me qëllim të zbaulimit të rasteve me Covid-19 dhe parandalimit të përhapjes së virusit./Gazeta Sinjali/