image Masat e reja për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë - Sinjali

Masat e reja për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë

news image

Shteti Kanadez ka vendosur masa të reja për qytetarët e Kosovës të cilët duan të udhëtojnë drejt këtij shteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Toronto, Donat Syla ka njoftuar se të drejtë udhëtimi kanë personat që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinave antiCOVID të aprovuara nga shteti kanadez.

Ai më tutje ka bërë të ditur se këto masa kanë hyrë në fuqi nga 7 shtatori dhe do të zgjasin deri më 31 tetor 2021.

Duke filluar nga 7 shtatori, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë drejt Kanadasë për udhëtime jo-esenciale, nëse kanë marrë dy doza të vaksinave anti Covid-19, të aprovuar nga shteti kanadez”, ka shkruar Syla në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Për shtetasit e Republikës se Kosovës
Duke filluar nga 7 shtatori, te gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës mund te udhëtojnë drejt Kanadasë për udhëtime jo-esenciale, nëse kanë marrë dy doza të vaksinave anti Covid 19, të aprovuar nga shteti kanadez.
Personat që kërkojnë të pajisen me vizë, duhet të aplikojnë sipas procedurave standarde, si dhe të tregojnë dëshmi se kane marrë dy doza të vaksinës.
Përjashtim nga kriteri i sipërpërmendur bëjnë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që janë të pavaksinuar, por që kanë:
Anëtarë të familjes që janë shtetas kanadez,
Anëtarët qe janë pjesë e ekuipazhit të linjave ajrore,
Personat e kërkuar për te ofruar shërbime esenciale në Kanada,
Personat me leje të punës kanadeze,
Personat me vizë studentore,
Kjo masë e autoriteteve kanadeze mbetet ne fuqi deri me 31 tetor 2021
. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin