image Masat e Qeverisë nuk vlejnë për policët në Gjakovë - FOTO

Sinjalizime

Masat e Qeverisë nuk vlejnë për policët në Gjakovë – FOTO

news image

Masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës nuk po vlejnë për të gjithë zyrtarët policorë. Ata që duhet të monitorojnë zbatimin e masave, po i shkelin vetë ato, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, ku sot gjatë ditës janë parë dy pjesëtarë të policisë, pa maska.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizes i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje.

Situata e rëndë me koronavirus në Kosovë, siç duket nuk po u bën përshtypje këtyre zyrtarëve policorë.

/GazetaSinjali/