image Masat antiCOVID në Shqipëri vazhdojnë të jenë në fuqi deri në një afat të pacaktuar

Shqipëri

Masat antiCOVID në Shqipëri vazhdojnë të jenë në fuqi deri në një afat të pacaktuar

news image

Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri gjatë mbledhjes së sotme mori vendimin unanim për të vazhduar masat kufizuese kundër koronavirusit, të cilat do të mbesin në fuqi pa afat, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha sot në konferencën për shtyp se “do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura e të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ato martesore, ato mortore jashtë rrethit familjar, kufizimi i bareve e restoranteve fast-food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery), do të vazhdojë të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Administrata do të vijojë të punojë nga shtëpia, universitetet do të vazhdojnë online. Shkollat do të vazhdojnë me mësimin e alternuar fizik dhe online”.

Ajo gjithashtu tha se të gjitha këto masa do të jenë pa afat dhe do të analizohet situata epidemiologjike në vazhdim duke i ndjekur me shumë kujdes efikasitetin dhe tendencat e lehta pozitive që janë vënë re javën e fundit në lidhje me numrin e rasteve te reja që kanë një tendencë rënie

“Kjo situatë është dinamike dhe nëse kjo situatë do të rëndohet mund të vlerësohen edhe masa të tjera shtesë”, u shpreh Rakacolli. /Gazeta Sinjali/